Nga Etrita IBRAHIMI vajza e kompozitorit Fehim Ibrahimi…

Ja për çfarë e kisha fjalën para disa ditësh, kur shkruajta për vjedhjen e muzikës së babait tim…! Çfarë skandali TV KLAN!!!!!!

Jo vetëm e keni vjedhur, por e keni shkatërruar komplet!!!! Kur e dëgjoja të më vinte nga sheshi brenda në shtëpi, nuk e kuptoja mirë çfarë po ndodhte, por regjistrimi ju nxori komplet zbuluar të gjithëve!!!

A nuk ju vjen turp të paktën për cilësinë skandaloze të këndimit dhe të arranzhimit të kësaj muzike, që ndër të tjera konsiderohet himni i dytë i Shqipërisë???? A e dëgjoni çfarë prodhoni në 2018-ën???? A e dëgjoni sa shekuj mbrapa botës jeni, apo rëndësi ka vetëm të vidhni pronën e tjetërkujt, pastaj e trajtoni si të doni ju, pa asnjë skrupull????

Kujt i morët leje të paktën për transformimin e kësaj muzike, KUJT?????? Familjes së Feim Ibrahimit kurrsesi, sepse në asnjë mënyrë nuk do të kishim lejuar këtë SKANDAL!!!!

Mendoni se po të kishte qenë gjallë im atë, do të kishte lejuar një gjë të tillë???? Kurrën e kurrës!!! Asnjëherë jo!!!

Po kush jeni ju që i lejoni vetes të veproni në këtë mënyrë??? Jeni më të zotët se autori i këngës dhe trashëgimtarët e tij?????

Ahahahaa…jo “zotërinj”, kurrën e kurrës nuk vleni më shumë, përkundrazi më vjen të qesh me “zotësinë” tuaj…jeni të zotët për të vjedhur, ndërsa ne jo fatmirësisht…jeni më të zotët për të sjellë shkatërrim, ndërsa ne jo fatmirësisht…jeni më të zotët për të mbjellë farën e injorancës, ndërsa ne jo fatmirësisht!

Por faji nuk është plotësisht i juaji në fakt, por i atyre që ju lejojnë akoma të nëpërkëmbni emrat e mëdhenj të këtij kombi!

Nëse shteti do të funksiononte siç duhet, asgjë e tillë nuk do të ndodhte, por në një vend ku mediat komandojnë dhe bëjnë siç duan, normalisht asgjë nuk mund të jetë në vendin e saj…!!!!

Siç e thashë edhe para 6 netësh, do të duhej t’ju denoncoja, por e di që nuk fitoj asgjë sepse drejtësia në këtë vend është komplet e shitur!

Atëherë nuk më mbetet gjë tjetër veçse të denoncoj sërish publikisht këtë turp të pafalshëm tuajin dhe t’ju lë Zotin që t’ju ndëshkojë në të vetmen mënyrë të mundshme…!!!!!!!!