E padëgjuar më parë, burri i ngul dhëmbët gjarprit pasi ai e pickoi

Një burrë nga India ka bërë një veprim, i cili nuk është dëgjuar më parë.

E themi këtë, pasi burri në fjalë i ka ngulur dhëmbët një gjarpri, pasi ky i fundit e kishte kafshuar.

Raj Kumar, nga Uttar Pradesh ishte duke pushuar në shtëpi ditën e diel, kur papritur e kafshoi një gjarpër.

Babai i tij ka thënë:

“Djali im ishte duke pushuar në momentin që u pickua nga gjarpri, ai ishte i dehur dhe e kafshoi zvarranikun.”

Sipas mjekëve gjarpri që Rajn ishte një gjarpër jo helmues.

Njëri prej mjekëve ka thënë:

“Kjo ishte shumë e çuditshme. Unë kam parë njerëz që vinë në spital pasi janë kafshuar nga gjarpri, por jo person që ka kafshuar gjarprin.”