Zëri i saj ka lënë shumë gjurmë mbrapa me hitet e panumërta dhe është emri më i dëshmuar në shqiptari.

Leonora Jakupi, është ndër ato këngëtaret e pakrahasura të muzikës shqiptare që është çdo herë në mendjet e njerëzve bëri apo nuk bëri ndonjë gjë.

Përveç muzikës, këngëve të dëgjuara e ritmeve fantastike, ajo shquhet për një femër shumë të zonjën, të çiltër, dhe shumë të bukur.

Leonorën, e mbajnë mend të gjithë se si ka filluar karierrën e saj andaj edhe me të parën ka kapur titullin e ikonës, të perëndeshës shqiptare, me një elegancë dhe shije të paparë.

Për lukse, veshje, vetura, firmato, për këto as nuk mundemi të flasim pasi të gjitha këto nuk ia sjelli vetëm muzika por edhe jeta.

Jo më kot, edhe po themi kështu, pasi Revista Kosovarja ka gjetur një fotografi të fëmijërisë së saj duke na lënë të kuptojmë se qysh e vogël kishte gëzuar gjëra luksoze siç është aeroplani.

E, po të flasim për gjeneratën e saj, ndoshta shumica nuk kanë ditur se çfarë është ky mjet në kohën e atëhershme e lërë më ta kishin./Kosovarja/