E mori si pasues të Ronaldos, Realin e gjen belaja me Eden Hazardin

Avantura e Eden Hazard në stolin e Real Madridit nuk ka nisur aspak ashtu si pritej nga të gjithë.

Madrilenët po munden në miqësoret e luajtura deri tani dhe Hazard nuk po tregon thuajse asgjë nga potenciali i tij.

Sikur mos mjaftonte kjo, belgu vazhdon të mbetet mbi peshë, teksa u shfaq në grumbullimin për në turin aziatik me 7 kilogram më shumë.

Një situatë e cila po shqetëson trajnerin Zidane, i cili tashmë duhet të marrë masa, pasi do të ketë nevojë për formën më të mirë të belgut, në momentin kur të nisë sezoni.

Ndërkohë, duke parë shumën e shpenzuar për shërbimet e tij, madrilenët zor se mund ta pranojnë një gjendje të tillë, teksa Hazard duhet të humbasë sa më shpejt kilet e tepërta.

Diçka e tillë i ka ndodhur edhe me Chelsean, ndërsa fantazisti ka arritur të arrijë formën gjatë sezonit.