E mori nga Barcelona, PSG do t’i paguajë 16-vjeçarit 1 milion euro në vit

PSG ka afruar në ekip një nga talentet më premtues. Bëhet fjalë për 16-vjeçarinXavi Simons, të cilin e morën nga Barcelona.

Deri këtu nuk ka asgjë të veçantë, por rroga që do të përfitojë 16-vjeçari në Paris, do të jetë 1 milion euro në sezon.

Një shifër kjo e pazakontë për moshatarët e tij.

Për Barcelonën kjo shifër as që nuk mendohej, ndërsa mendojnë se kanë në ekip edhe lojtarë të tjerë me po të njëjtin talentin si Simons.

Adoleshenti u dallua për aftësitë e tij, që tek shkolla e Barcelonës dhe videot e tij në youtube u bënë virale.

Ai në pak kohë arriti që të shkonte në 1 milion ndjekës në Instagram.

Në një postim në Twitter pas transferimit ai shkroi:

Do të marr gjithmonë me vete një pjesë të Barcelonës.

Nuk është e thjeshtë t’i thuash mirupafshim asaj që ka qenë shtëpia ime, familja ime dhe jeta ime për aq kohë sa zgjati.

Ishte një ëndërr për mua kur vesha fanelën e Barcelonë 9 vte më parë.

Agjenti i Simons është Mino Raiola, një person i padëshiruar për shumë klube, për shkak të kërkesave të tij të larta financiare.