Mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” u tregua historia e Esmeraldit, një 41-vjeçari nga Divjaka.

Esmeraldi ishte braktisur nga nëna e tij biologjike qëkur ishte i vogël dhe nuk e takoi më atë kurrë gjatë gjithë jetës së tij.

E lokalizuar nga stafi i emisionit, zonja Lula erdhi në studio dhe u përball me të birin që e kishte braktisur prej shumë vitesh.

Historia e trishtë e Esmeraldit filloi që të merrte për keq kur nëna dhe babai i tij u detyruan të ndaheshin për shkak të fesë. Por, edhe pse ata s’u martuan kurrë, nga lidhja e tyre erdhi në jetë një djalë.

E zënë ngushtë nga mentaliteti dhe paragjykimet e njerëzve zonja Lula e dorëzoi të birin e saj në jetimore.

Gjatë bisedës që u zhvillua në studio, ajo rrëfeu se veç mentalitetit, ajo as nuk mund ta rriste të birin e vetme.

Në fund ajo pranoi që ta njihte Esmeraldin si djalin e saj biologjik dhe gjithçka përfundoi me përqafime të përlotura.