Një 38-vjeçar ka terrorizuar qytetin e Shkodrës ditën e sotme. Arben Doda, ka dhunuar dhe më pas ka tentuar të përdhunojë një 25-vjeçare në mes të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Sahati”, ndërkohë mësohet se pasi i  ka marrë çantën dhe celularin vajzës, ka tentuar ta përdhunojë.

Pasi ka tentuar të ikë, Doda është kapur nga policia.