Dy police shqiptare simbol, dy fate të ndryshme

Sikurse tregojnë rrjetet e tyre sociale ato janë mike. Të dyja polic

e, të dyja tek forcat shqiponja, por njëra është ngritur në rangun e heroinës se u godit nga protestuesit, kurse tjetra është pezulluar nga puna se u vu vetë në këtë rrol.

Mëngjesin e sotëm Blerta Dervishit iu komunikua vendimi i pushimit nga puna, për shkak se protestoi kundër kolegeve të saj në mbrojtje të banesës së saj në zonën e Petro Ninit.

Por Blerta, nënë e dy fëmijëve që mund të mbeten pa strehë është mikëshë e Ina Nukës, për të cilën shteti u investua ndjeshëm, për të bërë kurimin e saj, pasi u plagos në një nga protestat e banorëve të Astirit, që edhe ata si Blerta donin të mbronin shtëpitë e tyre.

Ina Nuka ne momentin e plagosjes

Blerta Dervishi duke mbrojtur shtepine se saj kunder kolegeve te vet