Drejton një skuadër si Milani, por e dini sa e ka rrogën Gennaro Gattuso?

Gennaro Gattuso u zgjodh si pasuesi i Montelës për të nxjerë Milanin nga kriza dhe deri tani po ia del për mrekulli pasi kuqezinjtë po marrin rezultate mjaft të mira në kampionat.

Pavarësisht se drejton një ekip madhështor si Milani, Gatuzo ka aktualisht rrogën më të vogël nga gjithë trajnerët e Serisë A

Trajneri i Milanit vazhdon me rrogën që kishte nga koha kur ishte trajner i ekipit të të rinjve dhe merr vetëm 120 mijë euro në sezon.

I varfër por i lumtur.

Ky është titulli për Gatuzon te numri i sotëm i të përditshmes sportive italiane ‘Gazzetta dello Sport’.