Doli nga salla e operacionit, Maradona i habit të gjithë me fjalët e tij

Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona është operuar ditën e djeshme me sukes në gjurin e djathtë, pas problemeve që ka hasur së fundmi.

Gjithçka ka shkuar mirë dhe këtë e ka konformiar vetë ish-futbollisti legjendar argjentinas, i cili ka reaguar në “Facebook”.

Ai ku ka falënderuar kirurgun dhe është shprehur se çdo gjë ka shkuar shumë mirë madje duke bërë edhe një batutë.

Maradona u shpreh:

“Sot eca sikur të isha 15-vjeç! Falenderoj shumë kirurgun tim Dr. Eyharchet, dhe të gjithë ata që kujdesen për mua në klinikën Olivos”.

Nga fjalët e Maradonës, kuptohet qartë se rikuperimi i tij po ecën me hapa të mirë dhe shumë shpejt legjenda do i rikthehet jetës normale.