Një dokumentar i realizuar së fundmi pretendon se Jezu Krishti nuk ishte hebre, siç na është  mësuar deri më tani. Përkundrazi, ai mund të ketë qenë një filozof grek.

Dokumentari i Amazon, i titulluar “Bible Conspiracies” sugjeron që Jezusi mund të jetë ngatërruar me predikuesin fetar, Apollonius i Tyana-s.

Apollonius jetoi në të njëjtën kohë si Jezusi dhe mendohej se mund t’u kthente jetën të vdekurve ndërsa në dokumentar pretendohet gjithashtu se ai mund të ketë qenë fytyra e vërtetë e Dhiatës së Re.

Dokumentari nuk e kundërshton ekzistencën e Jezusit, por thotë se “biri i Perëndisë”, i cili përshkruhet gjatë gjithë Dhiatës së Re si shpëtimtari që bënte mrekulli dhe u sakrifikua në kryq, mund të jetë në fakt Apollonius.