Kur dyshoni se partneri juaj po ju tradhëton është një ndjenjë më shumë se e tmerrshme.

Ju kaloni tërë kohën duke kërkuar shenja të vogla, të cilat mund të konfirmojnë frikën tuaj më të madhe.

Një e katërta e britanikëve pranojnë se kanë tradhëtuar në të kaluarën dhe fatkeqësisht 29 përqind e njerëzve besojnë se partneri i tyre aktual po i tradhëton.

Pra, çfarë duhet të kërkojmë?

Sipas disa hulumtimeve ka disa ndryshime që mund të vëreni në partnerin tuaj dhe mund të zbuloni gjithçka

Ato janë:

Ata fillojnë të punojnë vonë

Ata fillojnë të mbajnë telefonin e tyre nga ana e tyre gjatë gjithë kohës

Ata fillojnë të kalojnë kohë me miqtë që nuk i keni takuar kurrë

Ata e ndryshojnë fjalëkalimin në telefon

Ata e ndryshojnë stilin dhe rrobat e tyre

Ata fillojnë të përdorin një parfum të ri

Ata fillojnë të duan më shumë seks

Ata vendosin të fshijnë llogarinë e tyre në Facebook

Ata kanë shije dhe kërkesa të reja në dhomën e gjumit

Ata fillojnë të hajnë ushqime që nuk i kanë ngrënë më parë

Ata fillojnë t’ju blejnë dhurata të papritura

Ata fillojnë të ankohen se janë gjithmonë të lodhur

Hulumtimi gjithashtu zbuloi se 81 për qind e 1,000 njerëzve të pyetur, thanë se situata ishte shumë më e keqe nëse ishin të martuar, krahasuar me atë nëse ishin vetëm duke bashkëjetuar, shkruan Mirror.

Pothuajse gjysma e personave që morën pjesë në studim, thanë se nuk do t’i falnin ndonjëherë burrin ose gruan e tyre nëse kishin një lidhje, por 39 për qind mendonin se do të përpiqeshin ta bënin atë.

Një në dhjetë persona thanë se ata do ta kishin falur një tradhëti ‘one night stand’ krahas asaj nëse do të ishte lidhje më serioze.

Interesante – 13 për qind do të mbyllnin njërin sy ndaj këtyre shenjave të mashtrimit të partnerit, nëse marrëdhënia e tyre ishte e mirë për një kohë të gjatë.