“Dil, dil, dil jashtë”, flet studentja që u përplas me Ramën

Studentja që u përplas ditën e sotme në takimin me kryeministrin Edi Rama,teksa ishte duke u zhvilluar një takim për prezantimin e “Paktit për Universitetin” është Klodiana Agaj.

E ftuar në studion e lajmeve në “Fax news”, Klodiana ka treguar si nisi diskutimi, që degradoi deri në largimin e saj nga salla.

Studentja është shprehur se kishte dashur ta pyeste Kryeministrin se kur do të plotësoheshin kërkesat dhe kur do të rrëzohet Ligji i Arsimit të Lartë, ndërsa ka theksuar se shumë nuk ishin të pranishëm pasi nuk ishin njoftuar.

Klodiana Agaj ka thënë:

“Pyetja ime ishte se, kur do të plotësoheshin kërkesat dhe kur do të rrëzohet Ligji i Arsimit të Lartë.

Sa kohë që Universiteti nuk ka të ardhura të tjera, me uljen e tarifave të Bachelor do të duhet të rriten tarifat që paguhen në master.

Nëse Universitetet janë në varësi të ministrive atëherë ku është ekonomia.

Studentët e kanë të vështirë që të përballojnë jetesën e tyre kur vijnë në Tiranë.

Librat janë të kushtueshëm, fotokopjet janë të vështira për tu realizuar për shkak se ligjërisht është e paligjshme.

Ne si studentë gazetarie nuk kemi laboratorë.

Në këtë nismë tonën na kanë mbështetur dhe pedagogët, që të hënën kanë paralajmëruar nisjen e një greve.

Çdo ditë kemi vendosur që të diskutojmë gjatë ngujimit dhe bojkotit, ku ka pasur të pranishëm dhe aktivistë, apo pedagogë.”