Rreth orës 22:00 të mbrëmjes, ka shpërthyer në flakë autobusi në rrugën Zhur – Prizren, por fatmirësisht askush nuk është lënduar, na njoftojnë dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.

Këta dëshmitarë na kanë dërguar edhe pamjet e djegies së autobusit që ishte përfshirë i tëri në zjarr.

Në vendngjarje kanë dalur zjarrëfikësit të cilët janë angazhuar në shuarjen e zjarrit.

Zëvendësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka treguar detaje lidhur me djegien e autobusit në Zhur të Prizrenit.

Gashi ka treguar se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, por nuk është raportuar për të lënduar derisa në vendin e ngjarjes policia dhe zjarrëfikësit po punojnë që të shuhet zjarri.

“Po është djegur një autobus.

Njësitet e Policisë dhe Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, sepse rasti është raportuar diku rreth orës 22. Persona të lënduar nuk ka.

Në lidhje me shkaktarin e zjarrit, janë ekipet e specializuara nga njësia e preventivës të cilët do të tregojnë”, ka treguar Gashi.

“Ende është duke u punuar në vendin e ngjarjes të shuhet zjarri.

Rasti është në rrugën Zhur – Prizren, por vija e rregullt është Dragash – Prizren – Beograd”, ka treguar Gashi