Detaje të reja në lidhje me kryerjen e marrëdhënieve pa dëshirë ndaj të miturës

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me marrëdhënien e kryer padëshirë që është bërë ndaj vajzës 16-vjeçare.

Mësohet se lidhur me këtë ngjarje të rëndë është vënë në pranga një 45-vjeçar.

Kujtojmë këtu se ka qenë vetë vajza ajo që ka bërë kallëzimin në polici.

Në njoftimin e policë shkruhej:

“Pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 16 vjeçe se shtetasi F.J ka kryer marrëdhënie me dhunë ndaj saj, efektivët e Komisariatit të Policisë Divjakë në bashkëpunim me FNSH Fier, pas disa orë kërkimesh bënë të mundur kapjene 45 vjeçarit i cili ishte fshehur në një pyll të zonës së Divjakës.”

Sipas informacioneve nga blutë e Fierit, xhaxhai i saj, jo kushëriri ka kryer aktin me vajzën.

Po ashtu e ditur bëhet se vajza jeton vetëm me gjyshen dhe i përket komunitetit rom.

Sjellim në kujtesë edhe se kjo ngjarje ka habitur mbarë opinionin publik.