Dy të rinj, kanë deponuar në dy banka, në Fushë Kosovë dhe Malishevë, mijëra euro që dyshohet se janë të falsifikuara.

Pas intervistimit njëri është dërguar në mbajtje e tjetri është liruar.

Për këtë rast policia ka arrestuar: D. R. viti i lindjes 1991 dhe F. Z. viti i lindjes 1996.

“Të arrestuarit dyshohet se në degën e bankës në Fushë Kosovë kanë deponuar 13 (trembëdhjetë) kartëmonedha nga 500 euro dhe në degën e bankës në Malishevë kanë deponuar 17 (shtatëmbëdhjetë) kartëmonedha nga 500 euro.

Vlera e përgjithshme e parave që dyshohet të jenë të falsifikuara është 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë) euro.

Të dyshuarit, janë intervistuar nga hetuesit policorë në prani të avokatëve mbrojtës.

Me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari D.R. dërgohet në mbajtje për 48 orë, kurse e dyshuara F.Z. lirohet në procedurë të rregullt”, tha policia, transmeton Gazeta Express.