Dëmtimi i rëndë i yllit të Realit, Zidane nuk e sheh dot me sy

Real Madridi është rikthyer te fitorja pasi ka mundur Arsenalin falë penalltive në “International Champions Cup”.

Megjithatë, pavarësisht fitores, trajneri Zidane ka marrë një lajm të hidhur, pasi ylli i ekipit, Marko Asensio, ka pësuar një dëmtim të rëndë në minutën e 65-të të ndeshjes.

Gjatë një dyluftimi me Aubameyang, spanjolli vendosi këmbën keq dhe kjo rezultoi fatale për të.

U desh ardhja e ambulancës që futbollisti të transportohej në spital.

Mësohet se Asensio ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe koha e rikuperimit të tij sipas medieve në Spanjë mund të kërkojë disa muaj.

Një moment që po bën edhe xhiron e mediave, është kur Zidane nuk e sheh dot me sy lojtarin i cili po vuan nga dëmtimi…