Ferrari F2002, e legjendës së Formula 1, Michael Shumacher do të dalë në ankand më 30 nëntor, gjatë çmimit të madh të Abu Dhabit.

Pikëpyetja më e madhe është se në cilën garë e ka përdorur këtë makinë piloti gjerman.

Sipas ekspertëve Shumacher ka garuar me këtë makinë në çmimin e madh të Francës në 2002-shin, ku gjermani u shpall edhe kampion.

Gjithashtu në përfundim të kualifikueseve të nëntorit në Abu Dhabi, të pranishmit do të kenë mundësinë që të shohin parakalimin e F2002.

Më pas do të hapet edhe ankandi, i cili pritet të fillojë nga 5.5 deri në 7.5 milion dollarë.

Shtëpia e famshme e ankandeve, Sotheby, e ka quajtur makinën një raketë, dhe një nga versionet më dominant, të prodhuar ndonjëherë nga Ferrari.