Edhe lojtarët e Kosovës U21 i kanë dërguar një mesazh mbështetës Arbër Zenelit.

Ylli i ekipit tonë kombëtar, ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë përballjes kualifikuese për Euro 2020 kundër Malit të Zi.

Zeneli do të mbetet jashtë fushave nga shtatë deri në nëntë muaj.

Për t’i dërguar një mesazh mbështetje Zenelit, janë përkujdes ‘Dardanët’ e rinj.

Skuadra e Rafet Prekazit është paraqitur në nxehje para ndeshjes me Turqinë me fanella me numrin 10, numër që në fanellë mban Arbër Zeneli./Lajmi.net/