Dalin pamjet nga Folie Marie/ Njerëzit shpërndahen të terrorizuar, njolla gjaku kudo

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Folie Marine, Jalë.

Mësohet se gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm rreth, orës 4 :30 minuta ka pasur të shtëna me armë, dhe sipas burimeve për JOQ Albania, një person ka mbetur i plagosur në këmbë.

Bëhet e ditur se ai ndodhet në spitalin e Vlorës dhe se është jashtë rrezikut për jetën.

Një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe ka rrëfyer ngjarjen, shoqëruar me video nga skena e ngjarjes.

Ai thotë se shkallët u lanë me gjak dhe se kishte njerëz që vraponin nga frika sepse nuk kuptonin se çfarë po ndodhte.

Po ashtu ai tregon se kishte dhe nga ata që u shtrinë në tokë nga frika.

Mesazhi i plotë:

“Plasi dje tek folie marine. U be nami. Nuk kam fjale, erdhi ambulanca u plagosen njerëz. U be kasapane, te gjithë u shtrine ne toke si ne filma.”

Nuk ka patur asnjë njoftim zyrtar nga policia mbi ngjarjen.

Videoja nga vendngjarja