Florije Kelmendi Selimi siç tashmë e dini është nëna e reperit Getoar Selimi, shkruan “InfoKosova”.

Zonja Florije zgjon kurreshtje të madhe në mesin e fansave të birit të saj.

Kur është fjala për të, të gjithë ngrehin kokën dhe shikojnë se çfarë ka ndodhur, ngase edhe për faktin se ajo kishte dhe probleme me burrin ku dhe u nda e më pas u ribashkua me të sërish.

Tani nuk dihet nëse akoma çifti vazhdojnë të jenë bashkë, por pak muaj më parë u panë se ishin “pajtuar”.

Në anën tjetër nëna e Getit, Floria është nga ata persona që rrezaton pozitivitet çdoherë.

Ajo paraqitet si një grua me shpirt të mirë nëpër rrjetet sociale, këtë e kuptojmë më së miri nga postimet që Florija i bënë herë pas here.

E një postim i saj i fundit në Facebook ku shihet Lady Diana në foto, thotë: “Jam nga ata persona që dua t’i shoh njerëzit të lumtur. Sepse jeta është një udhëtim, jo një garë.”. Flora qenka e veçantë për faktin se nuk ia do të keqen askujt./InfoKosova/