Shyhrete Behluli dhe Learta Jakupi janë dy nga këngëtaret tona të rrymave të ndryshme muzikore të cilat javë më parë sollën një këngë bashkë të cilën ia kishin kushtuar Nexhmije Pagarushës, shkruan “InfoKosova”.

Re e vjehërr ishin të ftuara dje në një emision televiziv në Top Channel.

Në mesin e shumë pyetjeve që moderatorja Bieta Sulo iu bëri Leartës e Shyhretes ishte dhe një pyetje se cilin ves të rejës nuk e pëlqen vjehrra.

Ndërsa Shyhretja u përgjigj se nuk i shoh gjërat e këqija tek Learta, që i bije se çdo gjë e pëlqen tek reja e saj këngëtarja Behluli./InfoKosova/