Prezantuesja e “Rtv 21” Blerona Zeqiri në çdo emision ka të ftuar këngëtar të ndryshëm, të cilët i interviston në mënyrë të natyrshme, pa tentuar të nxjerr ndonjë gjë të madhe nga ta.

Epo, këngëtarët kështu e duan. Pastaj, nëse do ti kesh përherë, duhet t’i ruash e të mos pretendosh shumë.

Blerona, thuajse në të gjitha emisionet që i drejton e fton këngëtarin Neki Emra, që është një emër mjaftë familjar për shikuesit e “Rtv 21”, pasi rëndom shihet aty.

Emra ishte i ftuar edhe në “21 gradë” që po moderohet nga Blerona.

Ky i fundit nuk e ka lënë pa e reklamuar në rrjete sociale intervistën e tij në televizion dhe pa thënë diçka për Bleronen.

“Natë e bukur me Bleronen në 21 gradë në “Rtv 21“, shkruan Neki.

Gjykuar nga buzëqeshja në foto, shihet se ja kanë kaluar bukur.