Ish-Miss Shqipëria është në pritjen e fëmijës së parë bashkë me bashkëshortin Tolgahan Sayisman, shkruan “InfoKosova”.

Almeda është pothuasje duke i numëruar ditët për lindje, kishim edhe një imazh të bukur ditë më parë se si dukej Almeda e rumbullakosur me aq hijeshi dhe ëmbëlsi.

Gjatë gjithë kohës ka qëndruar afër ndjekësve me foto, mundësi komunikimi, duke treguar ngrohësin që ajo ka gjithmonë për njerëzit.

Natyra e saj e dashur mban rreth vetes shumë miq ngado, me Shqipërinë e lidh shumëçka sepse është vendi ku ajo u rrit.

Njëra nga miket e saja balerina Isida Mollaymeri i ka dhuruar Almedes një byzylyk dore me simbolet “Dora e Fatmës” dhe tjetra me një gurë ngjyrë të kaltër që në gojëdhëna simbolizon “msyshin”. /InfoKosova/.