Nëse jeni duke pritur një fëmijë me siguri po mendoni se cilën muzikë duhet të dëgjojë ndërsa ai rritet në barkun tuaj

Ndoshta ju pëlqejnë këngët e artistes Adele, por shkenctarët kanë zbuluar se foshnjat në mitër në fakt nuk e durojnë dot një melodi të tillë.

Një studimi i fundit arriti në përfundimin se foshnjat preferojnë të dëgjojnë muzikën e Bethoven, Mozart dhe Bach.

Kërkuesit krahasuan reagimet e më shumë se 300 fetuseve të cilët dëgjuan zhanre të ndryshme të muzikës.

Bebet reaguan më shumë ndaj muzikës së Mozart dhe këngës tradicionale së Krishtlindjeve.

Përballë muzikës së Adele apo Shakirës, shumë prej foshnjave pëlqyen melodinë e Queen.

Studimi arriti në përfundimin se muzika klasike në rreth 84 përqind të rasteve shkaktoi reagim tek foshnjat ende të palinduara, dhe vetëm 59 përqind reaguan ndaj muzikës pop-rock.

Ende nuk është e qartë se përse muzika klasike ndikon më shumë tek fetuset por një nga studiuesit u shpreh se një zhvillim i tillë ka të bëjë me evoluimin e muzikën në vite.

Sipas doktoresë së studimit Marisa Lopez muzika është një formë komunikimi e trashëguar mes njerëzve dhe se muzika tingujt kanë paraprirë gjuhën e folur.

Sipas saj është kjo arsyeja përse bebet e palindura përceptojnë më mirë një muzikë klasike dhe kuptojnë se ne duam të komunikojmë me ta.