Ndoshta kohë mër parë çanta e saj ishte e mbushur me tjera gjëra, si kozmetik e të tilla përmbajtje, ndërsa sot ajo në të mban gjiithçka që i nevojitet të voglës Ajka.

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj , si çdo nënë tjetër që sjellë në jetë fëmijën e saj duket të jetë mjaft e përkushtuar pas vajzës së saj.

E këtë, këngëtarja na ka dëshmuar përmes një postimi në Instagram, ajo na zbulon se në çantën e saj Dior, nuk mban më produkte kozmetike, ndonjë buzëkuq për shembull, por aty brenda ka vetëm gjëra të vazjës të saj, Ajkës.

Një vajzë e pyet Xhensilën në video “Ke ndonjë buzëkuq në çantë?”

Pa e kontrolluar çantën ajo thotë “Po”, mirëpo më pas zbulon se ka vetëm gjëra të Ajkës.

“Kanotiere, bluza e gocës, kremrat e Ajkës, letër e lagur, napë, kordele, pampers, manikotë, çuçat, jo për Zotin nuk kam”,-thotë Xhensila./Indeksonline/