Samsung Galaxy Fold nuk do të mbërrijë tek konsumatorët përpara datës 26 Prill por nëse keni pritur me padurim për të parë çfarë fshihet në brendësi të telefonit atëherë ky është momenti.

Fotot e paraqitura janë publikuar në rrjetin social Kinez Weibo ndërsa aktualisht janë fshirë.

Ajo që nuk duhet tju habisë është se duhen pjesëza të shumta për të ndërtuar një telefon me ekran që paloset.

Ato janë të montuara në një mënyrë që është e vështirë të riparohen megjithatë nuk duhet të harrojmë se është gjenerata e parë e një produkti.

Këto foto janë më të qartat të asaj çfarë e bën këtë telefon të “këndojë.”

Megjithatë presim më shumë çmontime të telefonit në ditët në vijim.

Boshti është në zemër të Galaxy Fold dhe ndihmon ekranin 7.3-inç të paloset si dhe e mban të sigurtë.

Ai është i fiksuar me tre pika të cilat e mbajnë të sigurtë nga dëmtimi dhe thyerja.

Disa foto tregojnë dy kabllo që kalojnë nëpër bosht dhe me shumë gjasa janë vendosur për të dërguar energjinë tek dy ekrane dhe mbase tek bateria e dytë e telefonit kur është në karikim.

Për më tepër jua lëmë imagjinatës suaj se çfarë fshihet tek qëllimet e Samsung me gjithë ato pjesëza.