Buxheti i Kosovës vendoset të votohet të dielën

Foto: Arkiv

Seanca e sotme filloi me propozimin që të dielën, të mbahet vazhdimi i seancës, ku do të votohej projektligji për buxhetin e Kosovës të vitit 2017.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli fillimisht kërkoi opinionin e grupeve parlamentare për seancën e së dielës.

Kurse, shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se nuk e di si do ta kalojë të dilenë kur nuk po mund ta kalojnë gjatë ditës së punës.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se duhet të sigurohen që i kanë 61 vota dhe ta hedhin në votim dhe mos të kërkojë votat e opozitës.

Përndryshe, PDK, AAK, Nisma për Kosovën dhe Lista serbe u pajtuan që seanca të mbahet të dielën.

SHPËRNDAJE