Një Brexit pa marrëveshje ka rritur frikën që Britania e Madhe do të përjashtohet edhe nga gara evropiane e muzikës, Eurovision, shkruan Express UK.

Eurovision paralajmëroi se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian mund të sjellë edhe largimin e vendit ishullor nga konkursi i famshëm muzikor.

Vendimi ka nxitur reagimin e admiruesve të muzikës në Britani të Madhe, të cilët edhe kanë nisur një fushatë, përmes së cilës kërkojnë që Eurovision të ruajë përbërjen e tij.

Britania e Madhe ka një histori të gjatë në Eurovision. Ajo kanë fituar garën pesë herë, më së fundi në vitin 1997.

Por, vitet e fundit kanë qenë shumë të dobëta për ishullorët, të cilët kanë përfunduar shpesh në vendet e fundit. /Express/