Këto të dhëna të fundit kanë tronditur median latine

Thashethemet më të nxehta të momentit sigurojnë se aktoria hollywoodiane Angelina Jolie është shumë e interesuar për aktorin kubanez William Levy dhe ka bërë të pamundurën për të kontaktuar me të.

Sipas informacioneve të medias latine ‘Comunidad de telenovelas’Jolie u takua me Levyn para pak kohësh.

Ndërkohë Levy është duke zhvilluar karrjerën e tij kinematografike në Hollywood.

Aktori sexy mori pjesë në filmin ‘Resident Evil’ krah Milla Jovovoich, film në të cilin mundi ta shikonte Joli.

Aktoria ka mbetur e mrekulluar nga kubanesi, për të cilin thuhet se ka shumë ngjashmëri me aktorin dhe ish partnerin e saj Brad Pitt.

Joli ka mundur të kontaktojë me Willin.

Ende ata nuk janë parë në shoqërinë e njëri tjetrit, por William ka pohuar këtë informacion për njerëzit e tij shumë të afërt.

Një lidhje me Jolie do të ndihmonte aktorin që rrëmbeu zemrat e të gjithëve për të hedhur hapa të sigurtë në Hollywood.

Ndërkohë kujtojmë se Levy është përfolur dhe për divën Jennifer Lopez, në kohën kur ai ishte pjesë e klipit të këngës ‘I’m into You’.