Filmi i gjashtë i sagës “Mission Impossible” do të shfaqet në kinema duke nisur nga 27 korriku i këtij viti.

Trailer-i i këtij filmi ka treguar se, Universal Pictures ka zgjedhur një “BMW M5” për heroin Ethan Hunt, i cili interpretohet nga Tom Cruise.

Përveç kësaj makine, në filmin e ri do të mund të shihen edhe disa “BMW” të tjera si “BMW 5 Sedán” dhe “R Nine T Scrambler”.

“BMW M5” arrin nga 0 në 100 km/h për 3,4 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 300 km/h.