Besniku nis punën në studio Vokalisti i grupit “NRG Band”, Besnik Qaka si duket ka nisur punën për një projekt të ri muzikor.

Në rrjetin social Instagram, këngëtari ka publikuar një fotografi në të cilën shihet në studio, i shoqëruar nga vajzën e tij, Una.

Besnik Qaka dhe Lolita Begolli më 30 shtator të vitit 2017, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, ndërsa në mars të vitin 2018 janë bërë prindër për herë të parë.

Ndryshe, “Dashuri” është projekti i fundit nga NRG Band në bashkëpunim me Estton.

Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani numëron mbi 800 mijë klikime në Youtube./21Media