Besniku bën gati këngën për ata që kanë zemrën e copetuar

Do jetë me të gjithë ata të cilët janë të lënduar nga dashuria.

Besnik Qaka nuk po lë publikun që ta harroj emrin e tij, çdo muaj nga një këngë, ai ka njoftuar që nesër del projekti i radhës.

Vokalisti i Nrg Band me një postim të bërë në llogarinë e tij në Instagram, shkruan se kënga e re i dedikohet të gjithë atyre që kanë zemrën e copëtuar.

Kujtojmë se përveç këngës që do publikohet nesër nga ora 17:00, dy projektet e fundit të tij janë: ‘Dashuri’ duet me Estton dhe ‘Prej Teje’ solo këngë. /Lajmi.net/