Bënë tatuazhe për partnerët/ Këto janë katër VIP-et shqiptare që u kanë mbetur ende ”shenjat’’

Në fillim të një lidhjeje asnjë çift nuk e mendon ndarjen, pasi mendojnë se dashuria do të zgjasë përgjithmonë.

Teksa jetojnë historinë e tyre, dashuria i bën shumë çifte që të bëjnë tatuazh emrat e njëri- tjetrit, ose fytyrat e tyre.

Këtë gjë e kanë bërë edhe disa VIP-a shqiptarë. Ata kanë bërë emrat ose portretet e të dashurve të tyre, por më pas janë ndarë.

Lind pyetja çfarë ka ndodhur me tatuazhet e tyre?

Si fillim po e nisim nga këngëtarja Jonida Maliqi, e cila është divorcuar nga bashkëshorti. Jonida e kishte shkruar emrin e tij në gishtin ku vendoset rrethi i martesës.

Siç kemi parë në fotot e publikuar nga Jonida ajo mban një unazë të madhe, tani në këtë gisht.

Edhe Morena Taraku bëri tatuazh emrin e partnerit të saj, miliarderit iranian Sasha. E teksa dukej sikur ata do të hidhnin hapin drejt martesës, ata u ndanë.

Para shumë vitesh Dafina Zeqiri ka qenë në një marrëdhënie me të Krenar Çoçajn me të cilin sot është në lidhje Luana Vjollca.

Në atë kohë këngëtarja gdhendi shkronjën K në trup dhe më pas u mundua ta mbulojë duke bërë një kafkë të madhe, por shkronja K dallohet ende.

Këtë gjë e bëri dhe një nga banoret e ‘’Big Brother’’, kur ishte në lidhje me Benardin. Dashurinë që kishte për të, ajo e shprehu me një tatuazh në krah ku shkruante “Ti për mua, unë për ty”.

Ata u ndanë, por me tatuazhin nuk dihet se çfarë është bërë.