Bebe Rexha ka publikuar fotografi në bikini dhe tregon se nuk ka dashur të bëjë asnjë ndërhyrje me fotoshop.

Bebe Rexha është fotografuar në bikini nga plazhet e Puerto Ricos.

Këngëtarja ka pozuar edhe veshur me një palë bikini kuq e zi, ndërsa ka treguar linjat trupore pa hezitim.

Meqë shumë herë është komentuar pesha e saj, Bebe ka vendosur që edhe këtë herë të tregojë se nuk i merr parasysh ato që ia thonë.

“Unë duket se duhej të bëja fotoshop barkun tim dhe ta bëja të duket i sheshtë.

Ndoshta duhej t’i bëja fotoshop këmbët e mia t’i bëja të duken më të holla.

Ndoshta duhej të bëja veten me fotoshop të dukem më e gjaë dhe t’i bëja këmbët më të holla.

Por, nuk e bëra.

Kështu duket një grua e vërtetë në Instagram pa fotoshop”, ka shkruar ndër të tjera Bebe. /Lajmi.net/

Loading...