Bebe Rexha po punon rreth projekteve të reja, të cilat do t’i përfshijë në një album.

Bebe Rexha përmes rrjeteve sociale, ka njoftuar fansat që së shpejti vjen me album të ri, madje ka dhënë disa detaje rreth tij.

“Albumi im i ardhshëm do të jetë favoriti im sepse nuk po marr diçka nga e kaluara. Ju dua shumë. Shpresoj të më pranoni si jam”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, projekti i fundit nga Bebe Rexha është “Last Hurrah”, këngë të cilën e solli në disa versione të ndryshme. /Lajmi.net/