Banka “TEB” plaçkitet në Prishtinë

Persona të armatosur kanë plaçkitur selinë e një banke në magjistralen Prishtinë-Ferizaj pak minuta më parë.

“Gazeta Blic” merr vesh se persona të panjohur kanë arritur të grabisin para në vlerë të konsiderueshme nga banka “TEB” në fshatin Llapna Sell.

Plaçkitja e armatosur ka ndodhur gjatë kohës kur në bankë po futeshin para me thasë nga jashtë.

Rastin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” edhe Policia e Kosovës.

Pas pak “Gazeta Blic” sjell detaje të reja lidhur me rastin.

Ndryshe, para pak muajve një pjesëtarë i policisë në Istog u vra, derisa disa plaçkitës të armatosur po vidhnin në një bankë në këtë qytezë.