Babai i zhytur në skamje rrëfen skenat prekëse kur merr të birin nga shkolla: E gjej gjithmone nën përbuzjen e shokëve, me sy të enjtur e të përlotur

Numri i familjeve të varfra në Shqipëri është relativisht i lartë. Dëgjojmë e lexojmë çdo ditë raste skamjeje që na prekin në shpirt.

Familje me fëmijë të vegjël që janë lënë në harresë totale dhe presin ndonjë kothere bukë nga komshinjtë, të cilëve u thyhet zemra kur i shohin në atë gjendje.

Një rrëfim tejet prekës vjen nga babai një djali të vogël në qytetin e Beratit.

Ai rrëfen jetën e vështirë në mes të varfërisë dhe përbuzjen që i bëjnë të birit në shkollë dhe ndjesitë që merr kur sheh që atë e tallin dhe e përbuzin.

Foto ilustruese

Rasti është tejet prekës… Babai po rrit i vetëm birin e tij dhe kërkon ndihmën sado të vogël të dikujt pasi po jeton në kushte tejet të vështira ekonomike.

Ai kërkon thjesht një punë të ndershme, me të ardhurat prej të cilës të ketë për të ngrënë.

Babai i përlotur shkruan:

“Pershendetje JOQ ALBANIA!

Jam drejtuar tek ju sepse nuk kam mundur te gjej zgjidhje ne asnje institucjon, qofte shtetror a privat! Atehere:

Jam nga qyteti i Beratit, 30 vjeç. Mundesite per pune ketu jane Zero (me Z te madhe) Kam nje djale qe kerkon perkujdesje ne rritjen dhe shkollimin e tij, por, mundesite financiare (sic e thash me lart) jane Zero.

Djali vitin e kaluar perfundoi klasen e pare me rezultate mjaftushem te mira.

Kur shoket dhe shoqet e tij ne orarin e pushimit te gjate hanin ndonje pice, djalit tim i vareshin (me falni per shprehjen) jargët gjer te kembet.

Pasi mbaronte mesimi, shkoja ta merrja nga shkolla, e gjeja (dhe e gjej) gjithmone nen perbuzjen e shokeve dhe shoqeve te klases dhe, me e keqja, syte i rrinin te enjtur dhe te perlotur!

Ju kam shkruar juve, jo per keqardhje as edhe per ndihme te hollash por dua qe dikush jashte Shqiperie te me siguroje nje pune te plotesoj sadopak kushtet e rritjes se tim biri!

Nuk dua qe im bir te vuaje bullizmin ashtu si e kam vuajtur une! E di mjaft mire qe shumica prej fansave do te tallin trapin me mua, por e kam nga e keqja, s’kam tjeter zgjidhje!

Ju falenderoj nese dikush e vë doren ne zemer, dhe nje falenderim shkon per stafin e JOQ nese e publikon!

Boll jam i perbuzur, nuk dua te tregoj fytyren ne video selfie se skam me fytyre te dale nga shtepia vetem prej opinonit te njerezve qe me njohin…”

Kush ka mundësi, le ta ndihmojë!

Një qytetar 30-vjeçar nga Berati ka kontaktuar me redaksinë tonë për të shprehur shqetësimin e tij në lidhje me bullizmin që përballet djali i tij në shkollë për shkak të varfërisë.

Gepostet von JOQ Albania am Donnerstag, 14. März 2019