Një baba i revoltuar ka treguar sesi infermieria që asistonte në lindjen e fëmijës së tij të parë e nxori nga salla e lindjes.

25-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet, e tregoi rastin e tij në një postim në Reddit.

Ai shpjegon se ai po bënte shaka të “pista” me bashkëshorten e tij, por në një moment infermieria u revoltua dhe e nxori jashtë sallës.

25-vjeçari shpjegon:

“Gruaja ime lindi fëmijën tonë të parë tri ditë më parë dhe unë bëra ca komente pikante në sallën e lindjes, me të cilat gruaja ime qeshi, por infermieria që ndodhej në dhomë e humbi fare dhe më nxori nga dhoma.

Unë u përpoqa me qetësi që t’i shpjegoja gruas se ajo nuk ka pse të ofendohet në emër të të tjerëve por kjo e bëri më keq.

Përfundimisht u largova para se të më dilte gjak nga veshët, por mendoj që ajo bëri gabim që u fut mes një shakaje të bërë mes gruas sime dhe meje.”

Sipas tij, komenti i parë që e xhindosi infermieren ishte ky:

Gruaja: Si është situata atje poshtë.

Unë: Ndihem sikur po shikoj restorantin tim të preferuar duke u djegur nga themelet.

Më pas komenti që i kishte sosur durimin gruas ishte kur mjeku po qepte gruan e tij dhe bashkëshorti u dëgjua të shtonte: Mund ta qepësh pak më shumë?

Personat në komente u kujdesën gjithashtu t’i kujtonin që ai ishte “një idiot” që nuk dinte të respektonte gruan e tij dhe infermieren.