Jo pak herë fëmijët shqiptarë kanë habitur edhe juri ndërkombëtare në konkurse të ndryshme.

I tillë është edhe rasti i 6-vjeçarit, që quhet Niko Prendi. Për 40 minuta pa ndaluar, ai ka recituar vargjet e një poezie të Gjergj Fishtës.

Videoja e 6-vjeçarit është publikuar nga “Mrizi i Zanave”.

Mes të tjerash vogëlush shqipton edhe vargjet “Asht në Shqypni, amanet”, vargjet të cilat janë shkruar shumë kohë më parë nga Gjergj Fishta por ngelen ende aktuale.