Arrest-ohet Michel Platini

Ish-presidenti i UEFA-s Michel Platini është arre stuar në mëngjesin e sotëm.

Legjenda franceze që ishte president i UEFA-s nga viti 2007 deri në vitin 2015 është ndaluar si pjesë e hetimeve për manipulimin e votave për t’i dhënë Katarit organizimin e Kupës së Botës.

63-vjeçari po mbahet në një stacion policor në Nanterres, një lagje në kryeqytetin e Parisit.

Platini ishte larguar nga posti i lartë që mbantë në UEFA në vitin 2015 pas ankesës që ishte bërë nga Komiteti i Etikës pranë FIFA-s.