Ariana Grande u godit nga një person me limon gjatë performancës në “Coachella 2019” dhe si rrjedhojë ndaloi performancën e saj.

Fansat e këngëtares janë të bindur se personi në fjalë ishte një mbështetës i Beyonce-s, pasi pretendohet se Ariana është paguar më shumë se sa ajo për të dhënë spektakël.

“Ja ç’ndodh ngaqë dikush nga ju më goditi me limon.

Dreq!”-u shpreh këngëtarja para se të dilte nga skena, duke i lënë të gjithë të heshtur, transmeton Gazeta Metro.

E megjithatë, ajo u rikthye brenda pak minutash për të nisur hitin e ri “NASA”.

25-vjeçarja e mbylli “Coachella 2019” në Ditën e Pashkëve me një surprizë, pasi solli Justin Bieber në skenë, ndonëse ky i fundit deklaroi pak kohë më parë se do të shkëputej nga muzika për shkak të problemeve të tij me shëndetin mendor.