Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për miqësoret ndaj Italisë dhe Spanjës, ku bie në sy mungesa e Paolo Dybala dhe Mauro Icardi

Tashmë është edhe e konfirmuar, dyshja Paulo Dybala dhe Mauro Icardi janë jashtë Argjentinës për dy ndeshjet miqësore ndaj Italisë dhe Spanjës.

Të dy këta futbollistë nuk e kanë besimin e trajnerit Sampaoli, i cili në vend të tyre ka ftuar dy futbollistë nga kampionati argjentinas, Cristian Pavon (Boca Juniors), Lautaro Martinez (Racing Club).

Ky është një mesazh i qartë se këta dy futbollistë me shumë mundësi mund të mbesin edhe jashtë Kupës së Botës që do të zhvillohet këtë verë në Rusi.

Lista e plotë:

Portierë: Sergio Romero (Manchester United), Nahuel Guzman (Tigres), Willy Caballero (Chelsea)

Mbrojtës: Javier Mascherano (Hebei China Fortune), Nicolas Otamendi (Manchester City), Federico Fazio (Roma), Gabriel Mercado (Sevilla), Marcos Rojo (Manchester United), Ramiro Funes Mori (Everton), Marcos Acuna (Sporting CP), Nicolas Tagliafico (Ajax Amsterdam), Fabricio Bustos (Independiente)

Mesfushorë: Lucas Biglia (AC Milan), Ever Banega (Sevilla), Leandro Paredes (Zenit St Petersburg), Manuel Lanzini (West Ham United), Giovani Lo Celso (Paris Saint-Germain), Diego Perotti (Roma), Eduardo Salvio (Benfica), Pablo Perez (Boca Juniors), Maximiliano Meza (Independiente)

Sulmues: Lionel Messi (Barcelona), Sergio Aguero (Manchester City), Gonzalo Higuain (Juventus), Angel Di Maria (Paris Saint-Germain). Cristian Pavon (Boca Juniors), Lautaro Martinez (Racing Club).