Amerikani bashkë me shqiptarët në New York këndon “Xhamadani Vija-Vija”

Shqiptarët e Diasporës të shtunën që lamë pas mbajtën një paradë me moton Parada Shqiptare për Çamërinë, kjo ngjarje ka për qëllim të forcojë lidhjet e shqiptarëve.

Në këtë organizim të përvitshëm morën pjesë një numër i madh i shqiptarëve që jetojnë në SHBA, të cilët ecnin rrugëve me veshje kombëtare.

Por, ai që ran ë sy ishte një i ri me ngjyrë, që komuniteti jonë e thërret “zezaku shqiptar”.

Ai gjatë kësaj parade shihet teksa këndon këngën “Xhamadani Vija-Vija”, duke e ditur tekstin dhe duke e përjetuar sikur të kuptonte vargjet.

Madje ai ka veshur një bluzë të zezë ku shihet edhe shqiponja dykrenare, ndërsa është fotografuar edhe me të rinj shqiptar. /Indeksonline/