Ata të dy pëlqehen shumë nga publiku.

Dy emrat e njohur të skenës muzikore, Nysret dhe Albatrit Muqiqi janë mjaft të dashur për publikun shqiptar. Të dy janë mjaft aktiv me projekte muzikore.

Kësaj here, babë e bir kanë vendosur t’i befasojnë fansat e tyre, ata po sjellin një bashkëpunim. Këtë e ka bërë të ditur vetë Albatriti përmes një storie në Instagram, shkruan rtv21.tv

Ky bashkëpunim i dyshes do të pritet shumë mirë nga fansat e tyre besnikë. Po ashtu vlen të përmendet se Albatriti para pak ditësh ka treguar se po punon për albumin e tij të ri.