Në fshatin Dobrushë, sot rreth orës 15:10, ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturash.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Express se dy persona kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës për të marrë ndihmën mjekësore./GazetaExpress