Aksident i rëndë në Elbasan

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Një i ri ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik.

Një mjet ka përplasur një 25-vjeçar që po shpërndante pica.

I riu ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit.