Akoma nuk e keni bërë darkën? Ja një recetë të së dielës: Patate me gjizë dhe salsiçe

Patatet, njësoj si makaronat apo orizi, janë gjithnjë ide e mirë!

Përgatiten thjeshtë dhe shkojnë me të gjithë përbërësit që mund të keni në shtëpi.

Ne kemi zgjedhur salsiçet por mund t’i zëvendësoni me pulë apo proshutë.

Përbërësit për 6 persona:

– 6 patate të mëdha

– 3 salsiçe të freskëta ( nëse dëshironi mund t’i merrni pikante)

– 3 luge vaj ulliri

– 250 gr gjizë pa kripë

– Pak mocarela

– patate te grira ne rende

– erëza sipas dëshirës

Përgatitja:

Ziejmë patatet me lëkurë, i hedhim edhe erëza.

Pasi zihen për 20 minuta, i heqim pjesën e mesit derisa të mbetet një shtresë e hollë.

Salsiçet dhe tulin e patateve së bashku me erëzat i skuqim me pak vaj.

I shtojmë gjizën.

Më këtë përbërje mbushim patatet dhe sipër shtojmë pak moxarela te secila prej tyre.

E vendosim në furrë për 20 minuta, në temperaturë 180 gradë.

Kur e heqim nga furra i hedhim sasi te vogël patate të grira që të bëhen krokante. /Living/