“Ai kryen marrëdhënie me nënën time dhe nuk ndihem xheloze”

MONEGAL

Janë të shumtë personat që zgjedhin të publikojnë historitë e tyre personale në rrjet.

Kjo për të marrë këshilla dhe nga përdorues të ndryshëm, pasi ndihen në udhëkryq.

Por historia e kësaj vajze, është gati – gati e pazakontë.

Ajo ka preferuar të shkruajë se si bashkëshorti kryen marrëdhënie me nënën time dhe nuk ndihet xheloze.

Letra për psikologen E.Jean:

Nëna ime është një grua tërheqëse që vishet me trendet e reja.

Kohët e fundit, zbulova se bashkëshorti im 39-vjecar ka kryer marrëdhënie me nënën time kur shkonte në konferenca pranë rezortit ku ajo jeton.

Kur ma tha, u shqetësova nga fakti se nuk më bënte përshtypje.

Ai është një burrë i mahnitshëm, baba i dy fëmijëve tanë dhe është kujdesur për mua emocionalisht, seksualisht dhe financiarisht gjatë këtyre 14 viteve që kemi qenë bashkë.

E di që duhet të mërzitem, duhet të ndihem e tradhtuar, por thjesht nuk ndihem.

Ai thotë se e shijon marrëdhënien me të, por do e ndalojë nëse unë dëshiroj.

Sinqerisht, nëse nëna dhe bashkëshorti im janë të lumtur në lëtë lidhje, unë nuk gjej arsye të mërzitem apo bëhem xheloze.

A është kjo gjë normale?