Me 61 vota për dhe 1 abstenim u miratua shqyrtimi i parë i projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka kritikuar mospjesëmarrjen e ministrave serbë të Qeverisë në seancat e Kuvendit të Kosovës.

Tahiri duke prezantuar projektligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës. Ministri tha se kolegët e tij serb dalin në zyrë, por nuk vijnë ë t’i prezantojnë projektligjet.

“Në mungesë të ministrit të Pushtetit lokal, po e prezantoj për shqyrtim të dytë këtë projektligj. Lista Srpska, ju siç e dini në një pozicion ka ngritur pozicionet e veta, mirëpo ata dalin në zyrë, por nuk vijë t’i prezantojnë projektligjet e veta. Mendoj që është në interes të komunave. Dhe qeverisë që ky projektligj të miratohet në parim dhe në lexim të dytë të vazhdojë me komentet e juaja”, tha Tahiri.

Ndërkaq, gjatë seancës së sotme është shtyrë shqyrtimi i parë i Projektligjit për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme.